Hebib Bunjaku

Kosova & Rajoni

Përleshje me armë mes disa personave në Shkup, vritet 35-vjeçari shqiptar

11 Shkurt, 13:07| Përditesimi: 11 Shkurt, 13:09

  • Share

Shkup-Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e të hënës në Çair të Shkupit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave, viktima është identifikuar si Hebib Bunjaku, djali i ish-zyrtarit të BDI, Ekrem Bunjaku.

Viktima është Hebib Bunjaku, 35 vjeçari me origjinë shqiptare nga Shkupi. Dyshohet se motivet e përplasjes mes të rinjve janë për motive të dobëta.

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim.

Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme e vendit.

Vijonë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Illyrian: 11/02/2025 13:23

    Si e kam ndegjue lajmin menjehere e kam dijte qe Shqiptaret jane vra ndermjet veti sepse te mençurit nuk vreten per vend parkim te kerrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?