Një person mbeti i vrarë dhe të paktën 7 të tjerë u plagosën pas një serie përleshjesh me armë të ftohta në qytetin anglez të Birmingam. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës dhe shkaqet e saj janë ende të paqarta, edhe pse policia deri tani ka përjashtuar faktin se ngjarja mund të kishte ndodhur për shkak të terrorizmit ose bandave.
Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab deklaroi se nuk ka informacione që të tregojnë se incidenti ka sfond terrorist. Ndërkohë që edhe kryeministri britanik me anë të një postimi u shpreh i zhgënjyer për një ngjarje të tillë dhe u shpreh se “ mendimet dhe lutjet e mia janë me ata të cilët u prekën nga incidenti i tmerrshëm në Birmingam natën e mbrëmshme. “
Policia vendase bëri me dije se u thirr ne vendngjarje pas mesnate nga raportime për akte dhune në qendër të qytetit.
Cara Curran, një dëshmitare, tha për BBC se kishte parë situatën të përshkallëzohej shumë shpejt.
“Në fillim situata ishte në rregull, gjithçka po shkonte mirë, distancimi social po respektohej, por papritur gjërat filluan të degradonin me shpejtësi, tensioni u rrit dhe njerëzit filluan të grindeshin me grushte në qendër të qytetit,”
Kryebashkiaku Andy Street deklaroi se incidentet në qendër të qytetit ishin të lidhura me njëra-tjetrën, por motivet e tyre mbeten të paqarta. Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të japin informacione në lidhje me situatën.
Vij re ato kurdet qe po zihen me Rumunët e me arab e afrikan osh bo me keq se rrugt e meksikos
Përgjigju