SPANJË - Barcelona është duke ndërtuar stadiumin e ri dhe "një dorë" në këtë proces po e japin edhe punëtoret nga Shqipëria. Mirëpo, këtë pasdite rreth orës 15:00 në kantierin e "Camp Nou" ka pasur një përleshje mes punëtorëve nga Shqipëria dhe Rumania.
Gazetarja e "SER Catalyna", Anna Punsi tregon se janë përdorur armë të ftohta dhe se u vendos që gjithë të përfshirët të pushohen nga puna.
Kjo nuk është përleshja e parë mes punëtorëve të 'Camp Nou', teksa një tjetër u zhvillua në maj kur të përfshirët mbanin madje armë, me policinë që duhej të ndërhynte.
Estoy llorando con los obreros del Camp Nou. ???????? pic.twitter.com/w9OwHumjzb
— Jeff (@JeffFcb14) October 11, 2024
"Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit", shkruan gazetarja.
Stadiumi i rinovuar 'Camp Nou' pritet të hapet me një kapacitet të kufizuar në mars 2025.
Ha estat un enfrontament entre treballadors romanesos i albanesos. Els @mossos s’han fet càrrec d’identificar-los. Eren operaris d’una empresa subcontractada. La seguretat de les obres i del recinte està en mans d’una empresa de seguretat privada contractada per la constructora.
— Anna Punsí (@punsix) October 11, 2024