Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Itali. Një përleshje mes shqiptareve rreth orës 19:00, në rrugën Corridoni përfundoi me një viktimë.
Viktima është identifikuar si Vladimir Lleshi, 37 vjeç, ndërsa dy të rinj shqiptarë 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar gjatë natës në Prato, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e bashkëatdhetarit të tyre.
Sipas mediave italiane dhe deklarimeve të dhëna para prokurores Valentina Cosci, ngjarja nisi pas një konflikti për disa mesazhe të dërguara një vajzë.
Të rinjtë thuhet se kishin caktuar një takim me viktimën në lagje, ku ai kishte mbërritur i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Debati verbal, më pas u përshkallëzua në një përplasje fizike. Sipas versionit të të rinjve, të rriturit tentuan t’i sulmonin, ndërsa ata u larguan, por më pas njëri prej tyre goditi 37-vjeçarin me një kaçavidë. Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente
