ITALI- Dy policë italianë mbetën të plagosur pas një përleshje mes 3 të burgosurve në burgun e Ternit. Mediat e huaja shkruajnë se të përfshirë në përleshje kanë qenë 1 shqiptar dhe 2 afrikano-veriorë.
Njëri prej policëve është dëmtuar rëndë në kokë. Njëri prej të burgosurve (nuk dihet nëse ishte shqiptari apo njëri prej afrikanëve), i armatosur me brisk kërcënoi se do të dëmtonte veten nëse ndokush i afrohej.
Policët e dëmtuar po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në infermieri.
Komento
Pes mi te burgosure shqiptare ne itali. Kjo ashte demokracija
PërgjigjuShqiptari nuk rri dot pa burg or teeeejjjjj