Parlamenti i Italisë është përfshirë nga momente tensioni ditën e sotme, teksa deputetë të opozitës janë përplasur me anëtarët e qeverisë italiane.
Votimi në Parlament i një projektligj për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, bëri që ministri i Jashtëm Antonio Tajani të shpërthente në festime duke u ngritur nga vendi i tij. Edhe zv/ministri i Drejtësisë nuk hezitoi të festonte.
Kurse nga radha e opozitës shpërthyen protestat.
Deputetët opozitarë Fornaro, Cuperlo, Stumpo, Amendola shkuan drejt anëtarëve të qeverisë në shenjë revolte duke u përplasur me ta. Punonjësit e Kuvendit ndërhynë për të ndalur përplasjen, ndërsa seanca u ndërpre.
Komente
