Anëtarët e forcave të sigurisë siriane

Bota

Përleshjet sektare në Siri, 30-të persona të vdekur

14 Korrik, 10:28| Përditesimi: 14 Korrik, 10:31

  • Share

Të paktën 30 persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë jugore, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën. Gjatë këtyre përleshjeve edhe dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu.

Luftimet midis grupeve të ndryshme minoritare janë përshkallëzuar që nga rënia e regjimit të Asadit në dhjetor të 2024-ës. Tanimë një qeveri e re e udhëhequr nga islamikët po punon për të vendosur kontrollin brenda vendit, i cili mbetet në një situatë të brishtë.

Në fund të vitit të kaluar, rebelët islamistë sunitë të udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) sulmuan Damaskun. Ata rrëzuan nga pushteti Presidentin Bashar al-Assad , familja e të cilit kishte sunduar vendin për 54 vjet.

Guvernatori i Sweidës, Mustapha al-Bakur, u bëri thirrje zgjedhësve të tij të "ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t'u përgjigjen thirrjeve kombëtare për reforma". Udhëheqësit shpirtërorë bënë gjithashtu thirrje për qetësi. Gjatë muajve prill dhe maj, përleshjet midis forcave të reja të sigurisë dhe luftëtarëve druzë vranë dhjetëra njerëz.

Besimi Druze është një degë e Islamit Shiit, që ka komunitete të konsiderueshme edhe në Liban, Jordani dhe Izrael. Nën regjimin e Asadit, shumë prej tyre ishin besnikë të qetë ndaj shtetit, me shpresën se do t’iu ofronte mbrojtje gjatë luftës civile 13-vjeçare. Në frontin diplomatik, vendet perëndimore janë duke bërë përpjekje për t’i rivendosur marrëdhëniet me Sirinë, shkruan BBC.

Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara e hoqën grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS) - që ka marrë kontrollin e vendit - nga lista e organizatave të huaja terroriste.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?