Foto ilustruese

Përllogariti gabim mbarimin e mandateve, Kuvendi tërhiqet nga vendimi për shpalljen e vendeve vakante për KLP dhe KLGJ

16 Tetor 2020, 14:04| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 14:47

  • Share

Kuvendi tërhiqet nga vendimi, për hapjen e vendeve vakante në KLP dhe KLGJ.

Kjo ka ndodhur pasi dje të dyja institucionet morën vendimin se mandatet e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk përfundojnë në shkurt të 2021, sikurse kishte përllogaritur Kuvendi.

Në njoftimet përkatëse të tw dyja institucioneve bëhet me dije se mandatet për to mbarojnë në dhjetor të vitit të ardhshëm, kohë kur mbushen plot tri vite nga dita kur nisën nga puna.

Kuvendi hapi garën për zëvendësimin e Gent Ibrahimit e Sandër Beçit në KLP dhe të Erjon Muharremit e Maksim Qokut në KLGJ.

 

 

(Kliko këtu për të lexuar revokimin e vendimit)

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?