Kultura

Përmbaruesit çmontojnë Cirkun e Tiranës, reagon ministria e Kulturës: Po vijojmë punën në aspektin ligjor, artistët do të kenë një shtëpi të re

22 Tetor 2021, 07:38| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 07:46

  • Share

Po punohet për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për Cirkun Kombëtar për artistët dhe publikun. Kështu ka bërë me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti, pas përplasjes së artistëve të Cirkut Kombëtar me përmbaruesit të cilët shkuan që të çmontojnë çadrën.

“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri”, shprehet Margariti.

Margariti thotë si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë.

“Përveç hartimit të plani afatshkurtër, që puna e tyre të mos ndërpritet, por të vijojë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punojmë për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Jam besimplotë se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë”, tha ministrja.

Aktorët e Cirkut Kombëtar kërkuan që toka ku ndodhet çadra të shpronësohet, që arena t'i shpëtoj prishjes ose të përgatitet një ambient i ri cirku. Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Prej dekadash Cirku Kombëtar ndodhet në afërsi të qendrës së Tiranës në rrugën Mujo Ulqinaku, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një ambient i ri dhe kjo është pikërisht kërkesa e artistëve që ata të mos mbeten rrugëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 22/10/2021 12:20

    Reagimi i m8nistruse kultures eshte per tu pershendetyr qe mori kete angazhim per te ruajtur te vetmin Cirk kombetar qe ka Shqiperia . Vendi ideal do ishte prane kopeshtit zoologjik dhe botanik qe jane ambienti me ideal per argetimin e femijeve ,duke i vendosur dhe nje ambjent shume te dashur sic eshte cirku kodrave te liqenit .

    Përgjigju
  • Reni: 22/10/2021 10:03

    Nje dite kane per te cmontuar dhe ministrite per kulla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?