Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla

Politikë

Përmbyllet faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, Salla: U regjistruan 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

7 Tetor, 09:34| Përditesimi: 7 Tetor, 09:38

  • Share

Është përmbyllur me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, shkruan janë regjistruar gjithsej 801 aplikime për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Sipas Sallës, procesi aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ, në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në udhëzimet e skemës, për të siguruar transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që investon në të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

“Angazhimi ynë është të garantojmë transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që ka zgjedhur të investojë në të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Interesi i lartë për këtë skemë është dëshmi e besimit në politikat tona mbështetëse për sektorin rural”, u shpreh Salla.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.

Fushat e investimit që përfshihen në skemë janë të gjera dhe gjithëpërfshirëse: ndërtimi i serrave diellore, mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj dhe vreshta, sisteme moderne ujitjeje, rrjeta mbrojtëse antibreshër, pajisje dhe infrastrukturë për blegtori dhe shpendari, përpunim dhe paketim i produkteve bujqësore, zhvillimi i agroturizmit, si dhe mbështetje për sektorin e akuakulturës.

Pas përfundimit të shqyrtimit administrativ, aplikimet që plotësojnë kriteret do të kalojnë në fazën e vlerësimit teknik dhe përzgjedhjes përfundimtare të përfituesve, në bazë të një renditjeje të drejtë dhe transparente.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?