Kronikë

Përmbyset automjeti në hyrje të ‘Fushë-Arrëzit’, shkak dyshohet shpejtësia e lartë, shoferi 18-vjeçar dërgohet në spital

24 Korrik, 20:54| Përditesimi: 24 Korrik, 23:02

  • Share

FUSHË-ARRËZ – Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një automjet tip “Audi” është batuar dhe dyshimet janë se shkak ka qenë shpejtësia e lartë.

Shoferi 18-vjeçar, me inicialet M.F., mori ndihmën e parë mjekësorë në spitalin e Pukës dhe po pas u transportua drejt spitalit të Shkodrës.

“Audi” me targat “AA666 YI” është në pronësi të të riut. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?