Kronikë

Përmbyset autoboti me naftë në Qafë Thanë, derdhet karburanti në rrugë! Ndotet zona, vështirësi në qarkullim (FOTO+VIDEO)

26 Tetor 2021, 07:39| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 07:55

  • Share

Një autobot me naftë është përmbysur mbrëmjen e djeshme në Qafë Thanë, duke bërë që karburanti të derdhet në rrugë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa nafta e derdhur në rrugë shkaktoi ndotje ambienti dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.

Në vendngjarje shkoi policia dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur pastrimin e rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?