Përmbyset skema/ Bashkitë e prekura nga tërmeti dhe COVID do marrin më shumë para! Bashkia e Tiranës i kërkon qeverisë financim për teatrin, 17 shkolla dhe mbetjet

10 Nëntor 2020, 16:59| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:48

  • Share

Kuvendi dhe qeveria do të ndryshojnë skemën e financimit të bashkive për vitin 2021, për shkak të pasojave të krijuara nga tërmeti dhe covid-19. Transferta e pakushtëzuar ose buxheti që u jep qeveria bashkive mbi buxhetin e përgjithshëm të tyre nuk do ndahet sipas popullsisë, dendësisë, numrit të fëmijëve në kopshte dhe numri i nxënësve, por sipas nevojave për të përballuar rindërtimin pas tërmetit dhe pasojat e koronavirusit.

Ndryshimi i formulës u propozua sot nga deputeti Anastas Angjeli, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku u shqyrtuar buxheti i pushtetit vendor.

“Ne kemi rastin që përjashtimisht për këtë vit të studiojmë më me vëmendje nevojat që kanë bashkitë duke u nisur nga kushtet konkrete të tyre, që do të thotë që bashkitë që janë prekur nga tërmeti dhe covid-19, kush lidhet me turizmin, t’u shtojmë grandin. Ne duhet të ndërhyjmë në ligj. Unë do të bëj propozimin si relator dhe kam folur me Ministrinë e Financave, që përjashtimisht këtë vit të mos zbatohet formula për transfertën e pakushtëzuar. Nëse është prek nga tërmeti, do t’i japim më shumë, nuk do ruajmë formulën. Këtu po prishet formula e gjithë botës, po prishin formulën e borxhit dhe deficitit, ne nuk po prishkemi dot formulën e atij Franit në Ministrinë e Financave! Jemi mirë ne apo nuk jemi mirë?! Ne e kemi në dorë, kush e ka!”, tha Angjeli 

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, paraqiti disa kërkesa për qeverinë, si zbatimin e detyrimit për bashkëfinancimin e 17 shkollave në Tiranë, dhënien e 2 % të tatimit për të ardhura personale që i takon bashkisë, pagesat për koncesionin e mbetjeve si dhe financimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e teatrit deri kur të negociohet kredia.

“As në vitin 2018 dhe as në vitin 2019, 2 % i të tatimit për të ardhura personale që duhet t’u kalojë bashkisë, nuk është alokuar dhe për rrjedhojë kjo na ka krijuar një disbalancë buxhetore në dy vjet. Do të kishte qenë e udhës që këto para t’u jepen bashkive. Kërkesa tjetër ka të bëjë me Teatrin Kombëtar, të shihet mundësia që qeveria ta financojë pjesërisht fillimin e punimeve të tetarit. Më pas me mbylljen e negociatave për kredinë, me kredinë i kthejnë paratë në buxhet, për të pasur mundësi për të fituar kohë. Elementi tjetër ka të bëjë me pastrimin e mbetjeve në Tiranë. Kur është bërë koncencioni për trajtimin e mbetjeve në Tiranë ka pasur një axhendë të dakordësuar mes bashkisë dhe qeverisë, ku për vitin 2021 qeveria duhet të mbulonte rreth 813 milionë lekë, ndërkohë që janë parashikuar vetëm 100 milionë lekë. Ne duam që qeveria të mbajë vazhdimin e marrë. Elementi tjetër, ka të bëjë me 17 shkolla në Tiranë, me financim të ndarë mes bashkisë dhe qeverisë. Në vitin 2021, duhet të fillojmë pagesat secila palë. Qeveria për vitin 2021 duhet të parashikojë rreth 314 milionë lekë për vitin 2021, gjë që nuk është parashikuar”, tha Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi ndërhyrjen e Kuvendit për të hequr taksën e ndërtimit për hotelet. “Çështja tjetër ka të bëjë me të drejtën e bashkive për përjashtimin e një takse. Ne kemi shumë kërkesa nga komuniteti i hotelerisë, i cili është dëmtuar shumë nga covid.

Ne kemi gjykuar që t’i përjashtojmë hotelet nga taksa e ndërtesës, por nuk kemi mundësinë ligjore që ta bëjmë këtë gjë. Ne mund ta ulim taksën me 30 %. Ndaj ne do të donim që të shikohet mundësia nga Kuvendi që t’i lejohet bashkisë që një grup të caktuar për një arsye të caktuar ta përjashtojmë plotësisht nga një taksë, në këtë rast nga taksa e ndërtesës”, pohoi Mazniku.

Përfaqësuesit e bashkive të Durrësit, Vlorës dhe Këlcyrës, nuk paraqitën pretendime për shtesa apo kërkesa të veçanta buxhetore, por prezantuan prioritetet kryesore për vitin 2021, që ishin investimet në infrastrukturën rrugore, kanalizime dhe sidomos në rindërtim nga Bashkia Durrës.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nazifi: 12/11/2020 00:48

    BASHKIA ME MAZNIKUN,,VELIAJN,,E KANE BERE TIRANEN CORAP ME PALLATE ,,,kur premtoi 0 ndertime,,,,,populli i tiranes eshte penduar thelle qe i dha voten ketij ardhacaku nga peshtani ne tirane,,,,kur te vine votimet o erion 2% vota do marresh....

    Përgjigju
  • Ani: 11/11/2020 07:38

    O Arbjano, ik mbaroje vilen te Kodra e Diellit, se u harrua ai muhabeti i Fushes qe te kishte sponsorizuar Barcelonen. Per pishinen e di vete, beje te mbuluar qe mos ta shohin komshijte e thone paska bere leke ky. Hajt shendet, e kerkoni fonde, se duhet bere ky kodosh vend. Te fala beji lalit.

    Përgjigju
  • Taksidari: 10/11/2020 19:47

    Cfare financimi kerkon ky more ?! Be pergenjeshtroi qe ka dhene fonde, popullit i mbajne takse per infrastrukture arsimore cdo muaj per shkollat, ku shkojne gjithe keto para ?! E per me teper rezulton se ka borxh nja 80 milion euro si bashkia me e madhe ne vend. Ku do shkojme me te tille pushta lokale ?!

    Përgjigju
    • Be carefull: 11/11/2020 00:54

      Shikoji pak si jane transformuar ne surrat udheqesit lokale...ju eshte shtremberuar surrati nga vjedhjet dhe pislleku qe bejne 24 ore ne dite. Keta edhe neper enderra shikojne cdo grabitin e cfare skemi pislleku do vene ne zbatim. Jeni bere te urryer sa me ska, sju shohim me as neper rruget e tiranes o qelbesira.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?