Kronikë

Përmbyset zetori në anë të rrugës, ndërron jetë në vend drejtuesi i mjetit në Korçë (VIDEO)

28 Prill 2021, 13:59| Përditesimi: 28 Prill 2021, 16:35

  • Share

KORÇË- Një burrë rreth moshës 55-57 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Korçë. Mësohet se Bajram Trëndafili ka gjetur vdekjen pasi zetori me të cilin po udhëtonte është përmbysur anës rrugës dhe e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të tërhequr trupin dhe për ta çuar drejt morgut.

Zetori i përmbysur

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?