Foto ilustruese

Kronikë

Përmbyset zetori në Korçë, plagoset 60-vjeçari, drejtuesi largohet

19 Korrik 2019, 13:28| Përditesimi: 19 Korrik 2019, 13:30

  • Share

Një 60 vjeçar është plagosur rëndë si pasojë e përmbysjes së një zetori me të cilën ai po udhëtonte si pasagjer. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes si dhe për gjetjen e shoferit të zetorit.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?