Celtics - Heat

Përmbysja më pranë, Celtics fitojnë kundër Heat në NBA

26 Maj 2023, 14:55
  • Share

NBA është duke zhvilluar seritë e finaleve në Konferencën e Lindjes. Në Boston, Celtics fituan 110-97 me Miami Heat, duke ngushtuar në 3-2 serinë e ndeshjeve. Edhe pse kryesonin serinë e ndeshjeve në 3-0, Heat dështoi dy herë në ndeshjet e fundit, me Celtics që shpresojnë në barazimin dhe më pas përmbysjen e madhe.

Më i miri te Celtics ishte Derrick White me 24 pikë, teksa Tatum dhe Brown shtuan edhe nga 21 pikë secili. 23 pikë shënoi Marcus Smart, ndërsa në mbrojtje u dallua Hortford me 11 kërcime në tabelë.

Te miqtë e Heat 18 pikë shënoi Robinson, ndërsa 16 shënoi Adebayo. Ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në finalen e madhe, aty ku e pret ekipi Denver Nuggets. Kujtojmë se Denver Nuggets arriti të fitonte ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 4-0.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?