Përmbysja në 'El Clasico', Xavi: Nëse s'i 'vret', Reali të mposht! Ancelotti: Jo keq, 0-4 në Barcelonë

6 Prill 2023, 09:37| Përditesimi: 6 Prill 2023, 13:35

  • Share

Barcelona humbi 0-4 me Real Madridin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Mbretit. Fitorja e parë 0-1 nuk vleu për Barçën, me 'Galaktikët' që në Camp Nou shkëlqyen me katër gola, duke shkuar në finale me Osasunën (6 maj). Pas ndeshjes dy trajnerët dolën në konferencën për shtyp, teksa Xavi nuk e fshehu zhgënjimin, ndërsa Ancelotti vlerësoi të tijtë.

"Është një humbje e vështirë për t’u tretur, por ky është futbolli dhe dje thashë që Real Madridi ishte favorit. Ishim mirë deri në golin e dytë. Ne duhet të mësojmë të konkurrojmë më mirë. Nga këndvështrimi im, ky është një rezultat i vështirë, por ne duhet të fokusohemi te kampionati dhe nuk mund të argumentojmë se ata janë një ekip i madh. Ata janë kampionët në fuqi të La Liga dhe kampionët nuk falin. Kur nuk e 'vret' Real Madridin, ata të 'vrasin' ty. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona për të ardhmen", tha Xavi.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur për përmbysjen në këtë duel, duke thënë se katër gola në Barcelonë nuk janë keq. Për afro 50 vite, Real Madridi nuk kishte shënuar katër gola në Barcelonë.

"Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi qenë të kompletuar në çdo drejtim. Vetëm kështu mund të fitosh 0-4 në këtë fushë, në këtë stadium. Gjithsesi nuk ka qenë dhe aq e lehtë sa rezultati e tregon. Kemi pasur vështirësi në daljen me top, sidomos në pjesën e parë. Unë mendoj se goli i Vinicius në fundin e pjesës së parë ndryshoi të gjithë dinamikën e ndeshjes. Në tërësi ka qenë një ndeshje me personalitet nga ana jonë. Pastaj eksperienca ka bërë të vetën, ka rezultuar vendimtare", tha mes të tjerash Ancelotti.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?