Moment gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana

Sport

Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025

10 Janar, 19:46| Përditesimi: 10 Janar, 19:49

  • Share

Derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës është fituar 2-1 me përmbysje nga shkodranët, duke zhytur akoma më shumë kryeqytetasit të cilët luftojnë për mbijetesë. Në Loro Boriçi realizoi Rimal Haxhiu për Tiranën para se në pjesën e dytë Vllaznia të përmbyste me ‘dopietën’ e Bekim Balajt.

Falë kësaj fitoreje Vllaznia mori të paktën përkohësisht kreun e Superligës, pasi më herët Dinamo u mposht 2-1 nga Bylisi. Po sot Egnatia fitoi në minutat e fundit 1-0 kundër Laçit. Vlen për t’u theksuar se pas disfatës me Vllazninë, Tirana renditet e parafundit, ndërsa java e 20 e Superligës mbyllet të shtunën me sfidat Partizani-Skënderbeu dhe Elbasani-Teuta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?