Festimi i Vedat Muriqit pas golit të dytë për Kosovën

Sport

Përmbysje dhe gola, Kosova fiton në Bullgari dhe vijon ëndrrën për Europian

10 Qershor 2019, 22:35| Përditesimi: 10 Qershor 2019, 22:52

  • Share

Kosova ka fituar përballjen e saj të tretë në eleminatoret e Euro 2020 përballë Bullgarisë duke siguruar fitoren e parë në grup. Dardanët fituan ndeshjen në Sofje në minutën e 93' falë një goli në minutat shtesë. 

Serinë e golave do ta hapte Milot Rashica në minutën e 14-të por kur u mendua se kosovarët do të shkonin me avantazhin e pjesës së parë me vete, Popov i Bullgarisë barazoi. Të entuziasmuar nga goli në fund të pjesës së parë vendasit shënuan dhe golin e dytë në minutën e Dimitrov por kjo nuk uli moralin e dardanëve. Bomberi i Kosovës Vedat Muriqi do të mendonte për golin e barazimit në minutën e 64' duke e çuar rezultatin në 2-2. 

Kur u mendua se ky do të ishte barazimi i tretë rradhazi i Kosovës në eleminatore Elbasan Rashani shënoi në minutën e 90+3 të shtesës për të siguruar fitoren në grupin A. 

Pas kësaj fitore Kosova lë mbrapa Bullgarinë dhe Malin e Zi e cila u humbi nga Çekia me rezultatin 3-0 ndërsa sheh vetëm një pikë larg këta të fundit dhe Anglinë. Kosovarët mbajnë vendin e tretë me 5 pikë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?