Në "Loro Boriçi" të Shkodrës AF Elbasani u përmbys 1-2 nga Vllaznia. Me ndeshjen që u shoqërua nga rrebeshi, skuadrat prodhuan një lojë me raste dhe gola. Ishte AF Elbasani që kaloi në epërsi me Harallamb Qaqin në pjesën e parë, ndërsa Kevin Dodaj vendosi ekuilibrat në të 63'. Më pas u desh minuta e 81 që Mehdi Çoba të shënonte golin e përmbysjes te Vllaznia duke qetësuar në stol trajnerin Thomas Brdaric.
Hero për shkodranët edhe portieri Kristi Qarri, që bëri disa pritje shpëtimtare në fund. Pas dy humbjeve radhazi Vllaznia siguroi tri pikët, ndërsa trajneri i ri Ivan Gvozdenovic debuton me humbje te AF Elbasani. Për t'u theksuar se AF Elbasani ishte vendas në Shkodër, kjo për faktin se fazën e parë të Superligës fusha e stadiumit "Loro Boriçi" ishte në rinovim dhe Vllaznia luajti si vendase në "Elbasan Arena" përballjen mes tyre.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Egnatia mposht 1-0 Skënderbeun dhe merr kreun, Laçi ndal pa gola Dinamon! Vllaznia përmbys 1-2 AF Elbasanin, Gjoka dhe Gvozdenovic debutime të hidhura
S.Dh/ReportTv.al