Kategoria e Parë

Përmbytet fusha në Kategorinë e Parë, anulohet ndeshja! Rezultatet e javës së 11-të

11 Dhjetor 2022, 17:07
  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së 11-të. Në fushë nuk kanë mundur të zbresin të gjitha skuadrat, pasi ndeshja mes Besëlidhjes dhe Apolonisë është anuluar.

E programuar për t'u zhvilluar sot në orën 13:00 në stadiumin e Lezhës, dueli nuk u luajt pasi një pjesë e fushës ishte nën pushtetin e ujit si pasojë e shiut të shumtë rënë në orët e fundit në vendin tonë.

Sa i takon ndeshjeve të tjera, Tërbuni dhe Luzi barazuan 1-1. Besa fitoi 0-1 në transfertë me Orikun teksa Burreli dhe Korabi u ndanë në paqe me gola, 1-1. Në Korçë, Skënderbeu fitoi 3-0 me Turbinën.

Dje Dinamo mundi 5-0 Lushnjën, ndërsa nesër në 12:30 luhet Tomori - Flamurtari. Pas javës së 11-të Dinamo është në krye me 24 pikë, tre pikë më shumë se Flamurtari që ka një ndeshje më pak. Skënderbeu, Korabi, Besa dhe Luzi në zonën play-off, teksa fundi sheh shumë skuadra në vështirësi.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?