Foto ilustruese

Bota

Përmbytet miniera e qymyrit në Kinë, bllokohen 21 minatorë, në rrezik për jetën

11 Prill 2021, 17:24| Përditesimi: 11 Prill 2021, 17:25

  • Share

KINË- Një minierë qymyri në Qarkun Hutubi në rajonin Xinjiang, në Kinë është përmbytur, duke lënë të bllokuar 21 minatorë, teksa ishin në krye të detyrës.

Fillimisht u mbush me ujë një pjesë e minierës rreth orës 6 të pasdites së djeshme, duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe bllokimin e 29 minatorëve, 8 prej të cilëve pas përpjekjeve intensive të ekipeve të shpëtimit arrtën t’i nxirrnin.

Sipas mediave të huaja, është bërë edhe identifikimi i 12 minatorëve të tjerë, të cilët pritet të shpëtohen së shpejti.

Janë ende të paqartë shkaqet që shkaktuan përtypjen nëntokësore.

Kjo nuk është hera e parë që në minierat e Kinës, rrezikojnë jetën minatorë, apo dhe e humbin atë.

Në dhjetor të vitit të kaluar 23 minatorë humbën jetën si pasojë e një rrjedhjeje të monoksidit të karbonit në një minierë qymyri në një minierë.

Edhe në janar, 10 minatorë u vranë në një shpërthim në një minierë ari në provincën Shandong.

Minierat e Kinës konsiderohen një ndër më vdekjeprurëse në botë, dhe pavarësisht incidenteve të përsëritura duket se ende nuk është marrë një masë sigurie.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?