Presidenti Ilir Meta

Kronikë

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, reagon Presidenti Meta: Institucionet të marrin masat urgjente

26 Qershor 2018, 16:15| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 16:20

  • Share

Pas dëmtimit të Bibliotekës Kombëtare nga reshjet e shiut rreth 3 ditë më parë, ka reaguar Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Në një komunikatë për mediat, Presidenti njofton se është duke ndjekur situatën hap pas hapi. Meta iu bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet në të ardhmen.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore. Në vijimësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.
Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen. 
Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.

Ilir Meta, President i Republikës

Komento

Komente

  • Mbyti: 26/06/2018 20:32

    Vdis pa te dua , THOTE ky hipokrit.HAJDUTI PO THERRET TE KAPIN HAJDUTIN .KU ESHTE PERGJEGJESIA E ADMINISTRATES.POE MINISTRES??? JAZEK JU QOFTE !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?