Bota

Përmbytje kaotike pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën kanadeze, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Regjistrohet 1 viktimë, dyshohet për bilancë të rënduar

18 Nëntor 2021, 11:05| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 13:18

  • Share

KANADA- Përmbytjet kaotike pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën kanadeze të British Columbia, ka bërë që kryeministri të marrë vendimin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Autoritetet kanë konfirmuar se një grua ka humbur jetën pasi shirat dhe rrëshqitja e dheut shkatërruan rrugë dhe lanë shumë qytetarë të izoluara dhe pa shpresë. Rreth 18,000 njerëz janë zhvendosur në provincën e Bregut të Paqësorit, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike Marco Mendicino.

“Ne presim të konfirmojmë edhe shumë viktima në ditët në vijim”, tha kryeministri i Kolumbisë Britanike John Horgan, duke e përshkruar këtë fatkeqësi si më të madhen e 500 viteve të fundit.

Ai siguroi se transporti i mallrave thelbësor dhe shërbimet mjekësore emergjente do të jenë në gjendje të arrijnë komunitetet që kanë nevojë për to, duke shtuar se kjo do të bëhet pavarësisht kufizimeve dhe vështirësive.

Pamjet e katastrofës natyrore që sollën shirat e ditëve të fundit janë vërtet të dhimbshme. Qindra vullnetarë janë tashmë pranë njerëzve në nevojë dhe po bëjnë maksimumin që ata të ndihen të sigurt sërish.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?