Më shumë se 2,000 njerëz në Libi dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin, pasi stuhia Daniel përfshiu pjesën lindore të vendit. CNN shkruan se kreu i qeverisë, Osama Hamad njoftoi numrin e të vdekurve.
Përmbytjet kanë qenë të përmasave të mëdha, ndërsa pamjet tregojnë makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë. Hamad i bëri thirrje personelit mjekësor dhe ndihmësve mjekësorë që të shkojnë në qytetin Derna për të ofruar ndihmë menjëherë, një ndër zonat më të prekura. Linjat e telefonit u ndërprenë në Derna.
Gjysmëhëna e Kuqe në Bengazi tha të hënën se ata vlerësojnë 150 deri në 250 njerëz të vdekur në qytetin Derna, sipas Reuters.
Të paktën 14 persona kanë të vdekur nga stuhitë e ashpra dhe përmbytjet e rënda që goditën Evropën Jugore. Spitalet në qytetin lindor të Bayda u evakuuan pas përmbytjeve të rënda nga reshjet e shkaktuara nga një stuhi e madhe. Ky shi është rezultat i Stuhisë Daniel. Stuhia solli përmbytje katastrofike në Greqi javën e kaluar përpara se të lëvizte në Mesdhe.