Përmbytje në Mianmar

Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu pas tajfunit 'Yagi' në Mianmar, mbi 200 të vdekur

17 Shtator, 10:59| Përditesimi: 17 Shtator, 11:08

  • Share

Mbi 200 persona kanë humbur jetën ndërkohë 80 të tjerë janë ende të zhdukur si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar, të Azisë Juglidore.

Stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin në fillim të shtatorit dhe, deri më tani, sipas shifrave zyrtare kanë vdekur më shumë se 500 persona.

Tajfuni shkaktoi përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu në të gjithë vendin.

Po ashtu, shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella dhe, për pasojë, OKB-ja tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, ujë të pijshëm, strehim dhe veshje.

Më tej ata theksuan se këto përmbytje janë ndër më të këqijat në historinë e Mianmarit.

Sipas autoriteteve rreth 630.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet, për shkak të bllokimit të rrugëve, dëmtimit të urave dhe ndërprerjes së linjave të komunikimit.

Mianmari nga ana tjetër është i shkatërruar edhe nga lufta civile, që ka përfshirë vendin në vitin 2021, kur ushtria mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike, shkruan BBC.

Që prej asaj periudhe, mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?