Foto nga Etiopia

Bota

Përmbytje në Etiopi, mbi 67 mijë nxënës mbesin pa shkollë

24 Janar 2024, 08:16| Përditesimi: 24 Janar 2024, 08:19

  • Share

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se në lindje të Etiopisë më shumë se 67 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.

Në deklaratën me shkrim të UNICEF-it, theksohet se përmbytjet në Etiopi kanë ndikuar negativisht në arsim, raportojnë mediat e huaja.

Në deklaratë thuhet se më shumë se 67 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë në rajonin Soomaali të vendit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e tepërta.

Në deklaratë thuhet se 42 për qind e fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë janë vajza, ndërsa gjithsej 833 mijë persona në rajon kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Shirat e dendur që vazhdojnë prej muajsh në Afrikën Lindore kanë ndikuar negativisht në shtete si Somalia, Kenia dhe Etiopia.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?