Mirditë/ Përroi Zmeja del nga shtrati, përmbyten disa banesa, dëme edhe në bujqësi e rrugë! Kryebashkiaku: Duam ndihmë nga qeveria

8 Nëntor 2023, 14:17| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:46

  • Share

Brenda pak minutash banesa e familjes Ndoj në periferi të Rrëshenit u përmbyt!

Përroi i Zmejës doli nga shtrati rreth orës 05:00 të ditës së sotme duke vërshuar në rrugë, toka bujqësore dhe banesa. Marte Ndoj tregon momentet e vështira.

“Në orën 05:00 sa u ngrita me ik për shpi, na hyri uji brenda. Jemi në gjendje të vështirë, s’kemi ku flemë sonte. C çdo gjë është prishur, mobilet, orenditë. Burrin e kam sakat (invalid) vetëm unë punoj. S’mundem ta rregulloj shtëpinë”, tha Marte Ndoj.

Po kështu në fshatin Tarazh, banorët pësuan dëme, kryesisht në orenditë shtëpiake, bujqësi dhe blegtori.

“Të mbjellat janë dëmtuar të gjitha, kam 1 ha grurë, na është dëmtuar komplet. Kishte ndodh por jo kaq, ura është përmbytur disa herë. Kemi problem rrugën, na ka lënë mbetje, fëmijët i kemi pa shkollë.

Dëme boll, sidomos nga e blegtorisë, perimeve, kam një dyqan të vogël, na ka hy uji komplet. Dëme njerëz nuk ka, kjo ka rëndësi, unë jam emigrant ka vite. Ka pas por jo kaq shumë. Ura nuk rregullohet më”, shprehen qytetarët.

Kryebashkiaku i Mirdites Albert Mëlyshi kërkon mbështetjen e qeverisë për të riparuar rrugët e urat e shkatërruara.

“Dëmet e shkaktuara nga moti i keq janë të shumta, sidomos për rrugët dhe urat kërkojnë ndihmën, mbështetjen financiare të qeverisë për ti riparuar”.

Rënia e gurëve dhe inerteve solli bllokimin për disa orë të rrugës nacionale Skuraj-Burrel.

Aktualisht qarkullimi është i hapur në njërën korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes sidomos në zonën e Shkopetit.

Ora 12:10
Përmbytjet në Tarazh, kryebashkiaku i Mirditës: Banesat nën ujë, kërkojmë fonde nga qeveria

 

Në fshatin Tarazh në Mirditë ka pasur dëme të mëdha nga reshjet e dendura të shiut. Disa banesa janë përmbytur, si edhe toka bujqësore, ndërsa ka dëme edhe në infrastrukturë, Kryetari i bashkisë Mirditë,  Albert Melyshi, si edhe kryetari fshatit Tarazh, Simon Molla kërkojnë fonde nga shteti.

“Që në orët e para të mëngjesit jemi në terren. Ka disa banesa te përmbytura. Lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme për banorët e fshatit Tarazh dhe disa lagje të qytetit të Rrëshenit. Janë shkatërruar rrugë dhe ura që janë jetike për lëvizjen e banorëve. Bashkia po monitoron situatën dhe po bën planet e ndërhyrjes. Dëmet e shkaktuara nga moti i keq janë të shumta, sidomos për rrugët dhe urat kërkojnë ndihmën, mbështetjen financiare të qeverisë për ti riparuar”, tha Mëlyshi.

“Janë bërë dëmtime të mëdha, si në infrastrukturë, edhe banesa në vresht, në gjënë e gjallë. Dhe në shumë objekte të tjera, rrugë, ura, ndërtesa të gjitha janë dëmtuar nga shirat e kohëve të fundit, vazhdon të bie shi dhe është problem. I bëj thirrje shtetit të ndërhyrja sa më parë pasi gjendja do të përkeqësohet nëse nuk vihet dorë për ta nxjerr nga situata fshatin”, u shpreh Molla.

Qytetarët thonë se kanë pasur dëme të mëdha si në të mbjella, por edhe në banesa.

“Të mbjellat janë dëmtuar të gjitha, kam 1 ha grurë, na është dëmtuar komplet. Kishte ndodh por jo kaq, ura është përmbytur disa herë. Kemi problem rrugën, na ka lënë mbetje, fëmijët i kemi pa shkollë.

Dëme boll, sidomos nga e blegtorisë, perimeve, kam një dyqan të vogël, na ka hy uji komplet. Dëme njerëz nuk ka, kjo ka rëndësi, unë jam emigrant ka vite. Ka pas por jo kaq shumë. Ura nuk rregullohet më”, shprehen qytetarët.

Ora 11:02
VIDEO brenda banesës së përmbytur në Tarazh të Mirditës, orenditë shtëpiake nën ujë

Uji i përroit të Zmejës në Mirditë ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar drejt banesave. Për pasojë janë toka bujqësore, vreshta dhe banesa në fshatin Tarazh.

Report Tv sjell pamjet nga një prej banesave, ku uji ka depërtuar deri në ambientet e brendshme. Siç shihet, uji ka mbërritur poshtë divaneve dhe bufesë, duke shkaktuar dëme të orendive shtëpiake.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?