Makina e bllokuar nga reshjet në Spanjë

Bota

Përmbytje në Spanjë, evakuuohen qindra banorë! Autoritetet mbyllin shkollat, bllokohen disa rrugë (VIDEO)

18 Mars, 15:40| Përditesimi: 18 Mars, 15:56

  • Share

SPANJË-Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Spanjën jugore, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve, të mbyllin rrugët dhe të anulojnë procesin e mësimit ditën e sotme.

Sipas mediave spanjolle, autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 familjeve nga fshati Campanillas, pranë Malaga, të hënën vonë në mbrëmje, pasi një lumë në zonë doli nga shtrati.

Banorët që u evakuuan kaluan natën në një qendër sportive komunale, e cila shërbente si strehë e përkohshme.

Shefi i mbrojtjes civile të Andaluzisë, Antonio Santh, njoftoi se 19 lumenj në rajon ishin në alarm të kuq për shkak të përmbytjeve.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?