Përmbytje në Sukth dhe Katund të ri, uji u futet banorëve në shtëpi! Banori: 400 banesa nën ujë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)

26 Janar 2021, 14:29| Përditesimi: 26 Janar 2021, 15:00

  • Share

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjet në Durrës, ku më të prekura janë fshati i Sukthit dhe Katundi i ri.

Në këtë zonë shumë banesa janë në ujë, ku qytetarët thonë se ai është futur brenda në shtëpi. Një banor i Katundit të ri tha se ky fenomen është i përsëritur dhe se deri tani asnjë ndihmë nuk i kanë ardhur nga autoritete. Banori shprehet se rreth 400 banesa janë në ujë, dhe sipas tij kjo vjen nga shkarkimet pa kritere të liqeneve dhe rezervateve në lumin Erzen.

"Prej 7 vitesh ky fenomen ka ndodh mbi 3 herë, është rast i përsëritur dhe kjo ndodh nga shkarkimet pa kriter në lumit Erzen apo rezervateve këtej rrotull. Duhet një menaxhim i mirë i qeveri për liqenet dhe rezervatet që ku derdhen në lum të bëhet me kriter. Lumi para tre ditësh ishte thuajse i tharë si në korrik , sot del e përmbyt gjithçka. Janë rreth 400 banesa nën ujë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, nuk duket asnjë njeri kemi ngel në mëshirë të zotit", tha banori.

Edhe banorë të tërë shprehin shqetësimin se uji u ka hyrë në banesa dhe ka prishur të gjithë orenditë, ndërsa një tjetër thotë se përmbytjen janë përsëritur që pas 2016.  Shumë ankohen dhe për mbytjen e bagëtisë, ndërkohë që askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

"Lumi ka qenë në shtratin e vet dhe pas 10 minutash na u fut në shtëpi. Na është shkatërruar e gjithë shtëpia", tha një banore.

"Më ikën 22 pula, na janë prishur të gjitha orenditë e shtëpisë, nuk na kanë dhënë asnjë ndihëm edhe para 4 vitesh kur ndodhi përmbytje nuk morëm asnjë ndihmë", tha një banor tjetër.

"Ne kemi 100 vite këtu nuk jemi përmbytur që nga 2016 në na përsëritet kjo histori. Kjo është nga njerëzit jo nga zoti", tha e revoltuar një banore


Lajmi kryesor:

Reshjet e shiut, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa nën ujë! Në Durrës rinis lundrimi i trageteve! Meta thirrje qeverisë: Ndihmoni çdo qytetar (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?