Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin! Oboti në gjendje të lartë rrezikshmërie, 137 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 4,050 ha tokë të përmbytura (VIDEO)

12 Shkurt 2021, 10:22| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 14:47

  • Share

Reshjet e dendura të shiut të rënë orët e fundit në vendin tonë, kanë sjellë problematika në Shkodër.

Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa  uji deri në 150 cm lartësi, 8 shtëpi të përmbytura. Në total në të gjitha njësitë administrative 137 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Ndërkaq 4,050 hektarë tokë janë nën ujë.

Niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, por ka shtëpi të përmbytura dhe rruga të pakalueshme.

Bilanci për disa njësi:

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush) nga këto në 5 shtëpi uji gati ka hyrë në ambjentet e brendshme.

Prezence uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi,Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura) ndërsa në lagjen "Malsorët e Mullinit" është liruar rruga hyrëse por ujë ka në toka dhe rreth disa banesave.

SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021

-Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.

-1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura 9.

-Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.

-Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.

-Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

-Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.

-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Ndërsa situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina fatmirësisht nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa 600 hektarë tokë janë nën ujë.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 12.02.2021

-Rritje e nivelit të ujit me rreth 10 cm.

-Tokë e përmbytur total 600 ha.

-Shtëpi të permbytura nuk ka.

-Prezencë uji në 70 shtëpi.

-Qendra shendetësore në gadishmëri.

-SPZ në gatishmëri.

-Energji elektrike për momentin ka.

-Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit 30 cm.

-Mjeti i ushtrisë në dispozicion i dislokuar tek Hidrovori Dobraç.

-Nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.

Sipas bilancit nga bashkia Shkodër në Nj.A. Velipojë  nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa 8 banesa kanë prezencë uji në oborre.

Gjithashtu 350 hektarë tokë janë të përmbytura, kryesisht fshatrat Luarz, Ças , Baks i Ri dhe Rec i ri.

Situata e përmbytjeve në Nj. A. Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00

-Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Rec i ri

-Nuk ka shtëpi të përmbytura.

-Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.

-Ka furnizim me energji elektrike.

-Qendrat shëndetësore në gadishmëri.

-Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 137 shtëpi në Shkodër të rrethuara nga uji, 4,050 ha tokë të përmbytura! Oboti i bllokuar! Evakuohen 2 familje në Durrës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?