Pavarësisht motit mjaft të mirë në ditët e fundit, Bashkia e Shkodrës njofton se 1645 hektarë vijojnë që të jenë të përmbytura, ndërsa edhe shumë banesa janë të rrethuara nga uji. Bashkia deklaron se banorëve të zonave të përmbytura u është ardhur në ndihmë me ushqime. Banorët e zonave të Dajçit, Anës së Malit, Bërdicës, por edhe Rrethinës muajin mars e kanë kaluar nën ujë.
Situata sipas bashkisë së Shkodrës
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 1645 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 500 ha.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1000 ha.
Njësia Administrative Bërdicë: 50 ha.
Njësia Administrative Rrethina: 50 ha.
Qyteti Shkodër: 45 ha(Livadhe).
Shtëpi të rrethuara nga uji: 170 shtëpi.
Njësia Administrative Ana e Malit: 150 shtëpi.
Njësia Administrative Rrethina: 10 shtëpi.
Qyteti Shkodër: 10 shtëpi (Livadhe).
Nevojat për mbështetjen e banorëve në zonat e prekura për ushqime dhe ujë të pishëm janë:
Njësia Administrative Dajç: 400 pako ushqimore dhe 1200 bidona(5 litër)
Njësia Administrative Ana e Malit: 400 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)
Njësia Administrative Bërdicë: 250 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)
Njësia Administrative Rrethina: 150 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)
Qyteti Shkodër : 20 pako ushqimore dhe 500 bidona(5 litër)
Nevojat për bazë ushqimore(koncentrat + bar i thatë) : 75 koncentrat dhe 90 bar i thatë.
Njësia Administrative Dajç: 20 t koncentrat + 30 bar i thatë
Njësia Administrative Ana e Malit: 20 t koncentrat + 20 bar i thatë
Njësia Administrative Bërdicë: 15 t koncentrat + 20 bar i thatë
Njësia Administrative Rrethina + Qyteti Shkodër(Livadhe) : 20 t koncentrat + 20 bar i thatë