Bota

Përmbytjet dhe stuhitë e forta në SHBA, 16 të vdekur mes tyre edhe 2 fëmijë (VIDEO)

6 Prill, 08:06| Përditesimi: 6 Prill, 12:54

  • Share

SHBA- Të paktën 16 persona kanë vdekur pas stuhive të forta dhe përmbytjeve në Midwest dhe Jug të Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e viktimave raportohet edhe për dy fëmijë.

“Në Kentaki, një djalë nëntë vjeçar u përfshi nga përmbytjet e furishme teksa po shkonte drejt një stacioni autobusi”, sipas policisë lokale.

Ndërkohë një fëmijë 5-vjeç, në Little Rock, Arkansas, vdiq në shtëpiinë e tij, shkroi CNN.

Reshjet e dendura dhe stuhitë do të vazhdojnë të jenë prezente në pjesë të Arkansas qendrore dhe lindore dhe Tenesi perëndimor gjatë orëve të ardhshme.

Në Arkansas shiu i cili ra brenda pak ditësh ishte sa niveli i reshjeve që zakonisht bie në tre muaj.

Stuhitë  gjithashtu kanë shkaktuar dhjetëra mijëra ndërprerje të energjisë në të gjithë rajonin dhe vonesa për më shumë se 6,000 fluturime, brenda ose jashtë SHBA-së të shtunën, shkruan më tej CNN.

Ndërkohë Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA lëshoi ​​paralajmërime për tornado në pjesë të Luginës së Tenesit dhe Luginës së Misisipit të Poshtëm.

Zona e rrezikut më të lartë, niveli 3 nga 5, prek më shumë se 10 milionë njerëz nga perëndimi i Nashville në jug deri në veri të Hjustonit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?