Ministri Pirero Vengu, gjatë një taki për përmbytjet në Vlorë

Sociale

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

10 Janar, 18:15| Përditesimi: 10 Janar, 20:00

  • Share

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë.

61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shumta brenda një kohe të shkurtër.

Vlera totale e dëmeve njoftohet se është 56,455 lekë, ndërsa janë shpërndarë 335 pajisje elektroshtëpiake për familjet e prekura.

Lajmin e ka bërë me dije sot (10 Janar) vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndau edhe pamje nga takimet në Vlorë dhe inspektimi i situatës.

Shpërblimi financiar përballohet nga fondi i kushtëzuar i buxhetit për Mbrojtjen Civile, administruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. 

“Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve”, shprehet ai.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?