Ambasada Gjermane në Tiranë ka falenderuar të gjithë qytetarët që i kanë dërguar mesazhe solidariteti në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë Gjermaninë ditët e fundit. Përmes një postimi në 'Facebook', ambasada Gjermane shkruan se fatkeqësi të tilla na kujtojnë se mbrojtja intensive e klimës dhe natyrës është shumë e rëndësishme nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla.
"Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritur nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!
Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka pasur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje. Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme. Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Evropën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t'i zbusim ato.
Falenderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit", shkruan ambasade gjermane në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet në Europën Perëndimore, shkon pothuajse në 200 numri i viktimave! Ambasada Gjermane në Tiranë: Faleminderit shqiptarëve për mbështetjen
SI.E./ReportTv.al