Përmbytjet, Meçe: Në Shkodër ka kapacitet të ulët të tërheqjes së ujit! Karaj: Keqmenaxhim nga ana e qeverisë! Elezi: Nuk funksionon sistemi kanaleve kulluese

22 Nëntor 2022, 21:55| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 06:47

  • Share

Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë vendit kanë krijuar përplasje ndërmjet palëve politike të cilat bëjnë përgjegjëse njëra-tjetrën për menaxhimin e situatës. Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se përmbytjet në Lezhë po ndodhin për shkak se nuk ka një menaxhim të kanaleve kulluese. Ndërsa sa i përket Shkodër, Meçe u shpreh se tipar dallues atje është kapaciteti i ulët i tërheqjes së ujit.

‘Janë përmbytur toka bujqësore në Lezhë. Organzimi i tokave atje është gati-gati basene dhe çdo ujë që bie nuk ka ku vete dhe mbetet brenda tokës. Nuk kemi një menaxhim të integruar për të gjithë tokat. Përmbytja në Lezhë vjen nga fakti se mungon sistemi i kullimit te ujërave. Nuk ka kanale kulluese. Është tipar karakteristik i faktit që nuk ka menaxhim të sistemit të kullimit të ujërave. Kjo ultësirë është e gjitha nën nivel. Janë nën nivel dhe gjithmonë do të përmbytet pasi është prishur menaxhimi i ujërave në të gjithë territorin. Shkodra ndodhet para një fenomeni që sa herë të bien shira intensive, të përmbytet. Tipari dallues është kapaciteti i ulët i tërheqjes së ujërave që shkarkohen. Ky fenomen tregoi që nuk është vetëm kaskada e Drinit, por edhe nga reshjet e shiut.’- u shpreh Meçe.

Sipas analistit, Leonard Karaj, përmbytjet kanë ndodhur nga keqmenaxhimi i qeverisë. Karaj theksoi se qeveria duhet të kishte ngritur infrastrukturën në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritej.

‘Mendoj se ka përmbytje për shkak të keqmenaxhimit. Holanda është e gjitha nën nivelin e detit por ai vend nuk përmbytet sepse shtetit ka ndërtuar sistemin. Sot ato njerëz nuk duhej të ishin përmbytur më. Reshjet ka 3 ditë që kanë filluar, përmbytjet ndodhën për shkak të kaskadës së Drinit. Kjo qeveri ka ardhur me idenë se ajo fusha e Shkodrës ajo fusha e Lezhës nuk do të kishte më përmbytje. Nuk mund të thuash se nuk u përmbytëm shumë si në kohën e Berishës.’- tha Karaj.

Ndërkohë, Ibsen Elezi, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, u shpreh duhet një projekt gjigand në mënyrë që të krijohet sistemi i kanaleve kulluese.

‘Sistemi i kanaleve kulluese duhet të jetë funksional, ky sistem nuk funksionon as në Lezhë as në Shkodër. Ky duhet të jetë një projekt gjigand. Në momentin që shpyllëzon malin i jep prioritet përmbytjeve. Kjo situatë nuk është meritë e qeverisë, faktin se kjo përmbytje është më e vogël. Nëse do të ishin të mbushur e të tej mbushur do të derdhnin ujin ato. Sasia e reshjeve dhe fakti kur ndodhi kjo denduri reshjesh. Nëse kjo nuk do të zgjidhet edhe pa pasur derdhje nga kaskadat do të përmbyten pasi nuk kanë ku të dërgojnë ujin.’- u shpreh Elezi.

Reshjet e dendura të shirave në ditët e fundit shkaktuan probleme në disa qarqe të vendit, e kryesisht situata ishte me problematike në Shkodër dhe në Lezhë, ku mijëra hektarë tokë ishin nën ujë, ndërsa disa familja u evakuuan. Ndërkohë situata ditën e sotme është përmirësuar ndjeshëm. Deri më tani janë 23 familje të evakuuara, 1 në Lezhë dhe 26 në Shkodër, e ndërsa në total janë 2985 ha që vijojnë të jenë nën ujë. Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?