Përmbytjet në Bosnje Hercegovine, 4 tetor 2024

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente

6 Tetor, 08:15| Përditesimi: 6 Tetor, 08:42

  • Share

Kroacia ka ofruar 10 milionë euro për ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë, 

“Qeveria e Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”.

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për afër 40 persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse.

Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten, 3- 4 tetor, në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 17 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?