Banorët në Durrës shprehen të irrituar pas situatës që shkaktuan reshjet e shiut në Durrës. Për Report Tv banorët shprehen se kjo situtë është e përsëritur, teksa theksojnë se rruga është bërë sa për sy e faqe
“Rruga ka vetëm ka çakull dhe pak asfat. Nuk është hera e parë, kemi mbi 10-15 herë që mbytemi, kemi bërë ankesë, nuk ka ndriçim. E gjithë shtëpia është nën ujë, 1 metër ujë. Asnjë nuk ka ardhur deri tani. Jemi në mëshirë të Zotit”, tha një qytetar.
“Më keq nuk ka, kati parë i shtëpisë është nën ujë, divane, krevate minibare janë dëmtuar, tani e pastrova. Asnjë nuk na ka ardhur. E gjithë lagja është përmbytur. Paguaj katër herë taksa, 52 mijë lekë për ujin. Rruga nuk ka çakull vetëm asfaltin sipër, nuk ka as ndriçim, as tuba, as trotuare, është shtruar vetëm për zbukurim. Hap derën të shtyp kalamanin (makina), tha një qytetar tjetër.
Ndërkohë zv. kryetari i Durrësit, Elio Jani shprehet se kanë ngritur grupe vlerësimi për banorët që janë prekur nga kjo situatë.
“Situata është më e qetë sa i përket motit. Kemi 300 banesa të përmbytura. Kemi ngritur rreth 10 grupe vlerësimi për dëmet e shkaktuara. Kemi vendos disa numra kontakti për banorët që kanë nevojë për ndihmë. Do të kemi një përmirësim në vijim”, tha Elio Jani, zv.kryetar i bashkisë Durrës.
Lajmi kryesor:
Durrës/ 300 banesa të përmbytura, evakuohen 6 familje, akomodohen te Konvaleshenca! 40 ha tokë nën ujë! FOTOT ME DRON
Xh.K/I.M/ReportTv.al