Përmbytjet në Durrës, pamje me dron

Politikë

Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro

2 Shkurt, 15:40| Përditesimi: 2 Shkurt, 17:44

  • Share

Partia Demokratike do të denoncojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) zv/kryeministren Belinda Balluku dhe kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, si dy nga zyrtaret e larta fajtore për përmbytjet që qyteti bregdetar pësoi më 30 janar, pas motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm, si pasojë e shpërdorimit të fondeve.

Tre ditë pas përmbytjeve në Durrës, qindra familje vijojnë ende të qëndrojnë nën ujë, teksa në zonën e Currilave dhe Porto Romanos, pati edhe rrëshqitje, çarje toke dhe rrezikim të qindra banesave.

Nëpërmjet një deklarate të dhënë sot nga anëtarja e Kryesisë, Ilirjana Kuçana, PD thotë se aktualisht vijojnë të jenë rreth 500 familje dhe biznese, përfshirë dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore nën ujë. 

“Kushtet atmosferike nuk mund të ndryshohen, por në një qeverisje normale Bashkia mund të merrte masa për të parandaluar dëmet e parikuperueshme për familjet, bizneset dhe tokat bujqësore. Bashkia Durrës, e zhytur kokë e këmbë në korrupsion, vijon të jetë në gjendje kome kur bëhet fjalë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në situata të katastrofave të tilla, por për të bërë fushatë për kreun e krimit të organizuar, Edi Ramën kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako zgjohet”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike e cilëson si ‘skandaloze situatën e krijuar më 30 janar 2025’.

“Kanalet kulluese në Durrës dhe komunat Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, ish-Kënetë, Spitallë  e Sukth edhe sot mbeten të bllokuara. Hidrovori dështoi, pasi nga 9 pompa funksionale, vetëm 4 ishin në punë, megjithëse janë 20 milionë dollarë të marra nga fondet e rindërtimit. Shpërdorimi dhe grabitja e fondeve publike janë e vërteta e përmbytjes së Durrësit. PD kërkon që, ashtu sikurse e parashikon ligji, të përllogariten dëmet sa më shpejt, për çdo familje e biznes të dëmtuar dhe dëmshpërblimin e tyre të menjëhershëm. Dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje vlerësohet të jenë mbi 10 milionë euro, të cilat duhet të kompensohen menjëherë sipas ligjit të emergjencave civile”, tha Kuçana.

Në këto rrethana, selia blu ka vendosur të ndërmarrë edhe rrugën juridike, për të depozituar denoncim.

“Partia Demokratike ka vendosur të depozitojë një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, zv. kryeministres Belinda Balluku dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Durrësi u përmbyt jo vetëm nga shirat, por mbi të gjitha nga korrupsioni dhe paaftësia e institucioneve. Partia Demokratike do të ndjekë çdo hap ligjor për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj katastrofe!”, theksohet aty

Në fund Kuçana i bëri thirrje çdo anëtari dhe qytetari shqiptar, që “të dalë në protestën kombëtare” të 8 shkurtit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 02/02/2025 20:57

    I PARI DUHESH DENUAR PD,,QE LEJOI SHPELLARET TE HYNIN NE DURRES E TE NDERTONIN KUTURU...PA PLAN..PA URBANISTIKE...E PA LEJE BASHKIE...I.K.M.T.TE NISE AKSIONIN ATY ME KENETE,,PER 6 MUAJ 24 ORE NON-STOP...DUKE PRISHUR CDO GJE ATY...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?