Kolltuqet, elektro-shtëpiaket dhe mbetjet urbane, i kthyen reston qytetarëve të Durrësit, të cilët i hedhin ato në kanalet kulluese.
Reshjet e rëna në 29 janar, lanë pas 440 banesa të dëmtuara dhe 31 banorë të evakuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Prefekti i Durrësit Emiljan Jani tha në intervistë për Report tv se zonat më të prekura janë Këneta, Katundi i Ri, Sukthi dhe Plazhi.
'Një shi i intensitetit 92 mm gjatë 3-4 orëve të fundit ka shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë, duke përfshirë Katundin e Ri, Sukthin dhe plazhin. Grupet e punës dolën në terren pasditen e së mërkurës për të identifikuar problematikat dhe pasojat e situatës. Pavarësisht kushteve të vështira, u aktivizuan të gjitha strukturat dhe pajisjet, përfshirë pompat dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, për të mundësuar ndihmën në zonat e prekura. Për shkak të përmbytjeve, 31 qytetarë u akomoduan tek konvaleshenca', tha ai.
Prefekti thekson se përveç intensitet të lartë të reshjeve, shkak për përmbytjet e rrugeve e banesave u bë bllokimi i kanaleve të ujërave të larta nga mbeturinat e hedhura nga banorët.
'Po merren masa me pastrimin e kanaleve dhe anët teknike dhe pse erdhi përmbytje e menjëhershme. Në këtë rast konstatuam dy tre kanale ishin të bllokuara nga mbetje urbane. Ky është një apel për qytetarët, që të kujdesen dhe të mos hedhin mbetje urbane, si mjete shtepiake dhe pajisje, në kontejnerët e mbetjeve. Gjithashtu ministri Vengu erdhi dhe qe prezent për konstatimet përkatese në terren dhe u njoh nga afër me situatën dhe problematikat', tha ai.
Për evidentimin e dëmeve, 20 grupe pune dolën në terren për të vlerësuar situatën dhe mbledhjen e të dhënave. Këto të fundit do t’i kalohen Këshillit të Qarkut, i cili do të nisë procedurat për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga permbytjet e 29 Janarit.
'Pothuajse jemi në përfundim me verifikimet nga 20 grupe terreni dhe evidentuan 440 shtëpi që kanë problematika dhe dëme nga përmbytjet. Këto do t'i kalojnë këshillit të qarkut për të bërë kompensimet për dëmet. Sot jemi në përfundim të evidentimit', tha ai.
Sakaq në terren përgjatë verifikimeve është gjendur dhe Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu së bashku me kryebashkiaken, Emiriana Sako.
kalojani keshillit se i rregullon ai me familjaret e vet te afert qe ka ne pune
Përgjigju