Përmbytjet në Greqi, rreth 12 miliard euro dëme, Mitsotakis: Do bëjmë gjithçka që t’iu ndihmojmë

8 Shtator 2023, 14:28| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:58

  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, zbriti në terren në zonat e përmbytura, ku pa nga afër dëmet kolosale që kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit.

Gjatë takimit që pati në bashkinë e Kardicës, Mitsotakis tha se qeveria do të bëjë "çfarëdo që të jetë e nevojshme" për normalizimin e situatës atje.

“Do të mobilizoj të gjitha burimet evropiane që të kemi mbështetje shtesë, për të mbuluar para së gjithash nevojat e dëmshpërblimeve të banorëve. Ekonomia greke është tashmë mjaft e fortë për t'i bërë ballë një fatkeqësie të tillë. Menjëherë do të fillojë verifikimi i dëmeve dhe dëmshpërblimi, ndërsa prioritet kemi edhe restaurimin e infrastrukturës”, tha Mitsotakis.

Ai ngushëlloi familjarët e 7 viktimave të përmbytjeve dhe garantoi se nuk po fshihet por do të bëjë gjithçka që t’u vijë në ndihmë të gjithë të prekurve.

Menjëherë pas Kardicës, kryeministri shkoi në zonën e Trikallës, dhe në Larisa, ndër zonat më të prekurve nga reshjet e dendura të shiut.

Videot e postuara nga mediat greke të lajmeve dhe në mediat sociale tregojnë se banorët e fshatrave pranë qytetit të Kardicës janë detyruar të notojnë për të shkuar në një vend të sigurt, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur.

Banorë të tjerë u panë duke u ngjitur në çatitë e tyre, ku e vetmja pjesë e shtëpive që nuk është fundosur në ujë. Stuhia Daniel, sipas profesorit të Tektonikës Dinamike dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore Efthimios Lekkas, mund të ketë shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme.

“Është një fenomen që ka tejkaluar shumë hartat e njohura të përmbytjeve të mijëvjeçarit”, tha Lekas për mediat greke.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?