Përmbytjet në Brazil

Bota

Përmbytjet në jugun e Brazilit, shkon në 170 numri i viktimave

27 Maj 2024, 11:08| Përditesimi: 27 Maj 2024, 11:11

  • Share

Përafërsisht 169 brazilianë kanë humbur jetën si rezultat i përmbytjeve shkatërruese në jugun e Brazilit, në shtetin Rio Grande do Sul, siç raporton media vendase G1.

Më parë, numri i vdekjeve ishte rreth 143. Sipas një informacioni të përditësuar, 806 persona u dëmtuan dhe 56 rezultojnë të humbur.

Përmbytjes detyruan rreth 581 mijë veta të lënë shtëpitë e tyre, teksa shiu dhe stuhitë prekën më shumë se 2.3 milion njerëz në rajon, sipas autoriteteve. Shirat filluan të godasin jugun e Brazilit në fillim të muajit maj. Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva vizitoi rajonin më herët.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?