Foto nga pasojat e përmbytjeve në Preshevë

Kronikë

Përmbytjet në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës akordon 50 mijë euro ndihmë

10 Qershor 2021, 10:01| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 10:08

  • Share

Sikurse premtoi pak ditë më parë Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka konkretizuar ndihmën për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Këshilli Bashkiak miratoi ditën e sotme vendimin për dhënien e ndihmës financiare në shumën 50 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Komunën e Preshevës.

Kryetarja e Komunës Ardita Sinani përcolli shqetësimin mbi situatën e vështirë të krijuar në Komunën e Preshevës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në dy fshatra Rahovicë dhe Raincë, dëmtime në disa ura dhe disa rrugë. Ajo kërkoi mbështetjen nga Bashkia e Tiranës me qëllim përballimin e këtyre pasojave.

Duke marrë në konsideratë situatën e vështirë të krijuar për këto familje, si rezultat i kësaj fatkeqësie natyrore, Bashkia Tiranë ofroi mbështetje financiare, në kuadër të mbështetjes dhe solidaritetit me qytetarët e Komunës së Preshevës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?