Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin bregdetar lindor të Libisë, Derna, është rritur në të paktën 11.300 persona. Një familje prej 5 anëtarësh është nxjerrë gjallë nga rrënojat në të cilat ishin bllokuar në një zonë pranë Dernës.
Një video është bërë virale, ku shihet një i ri i cili është në kërkim të nënën së tij mes rrënojave, ku më pas arrin të regjistrojë zërin e saj.
Në videon e publikuar data është e paspecifikuar, por ajo ka rigjallëruar shpresat e mbetura për gjetjen e të mbijetuarve në zonat e prekura nga fatkeqësia, raporton Ansa.