Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën ka reaguar lidhur situatën e krijuar nga përmbytjet në ishujt e Greqisë, Paros dhe Mykonos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se qeveria shqiptare po ndjek me vëmendje situatën dhe është në kontakt me bashkatdhetarët shqiptarë në Paros, Mykonos dhe zona të tjera të Greqisë, të goditura nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dëme dhe vështirësi në lëvizje.
Balla gjithashtu shprehet se, qeveria greke dhe bashkitë po bëjnë gjithçka për të garantuar mbështetjen e nevojshme.
Ministri Balla u bën thirrje bashkatdhetarëve që të ndjekin njoftimet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe të kontaktojnë për çdo nevojë.
“Po ndjekim me vëmendje dhe jemi në kontakt me bashkatdhetarët tanë në Paros, Mykonos dhe zona të tjera të Greqisë, të goditura nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dëme dhe vështirësi në lëvizje. Qeveria greke dhe bashkitë po bëjnë gjithçka për të garantuar mbështetjen e nevojshme. Ndiqni gjithashtu njoftimet e Ambasadës së RSH në Athinë dhe kontaktoni për çdo nevojë”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.
Komente
