Kronikë

Përmbytjet në Shkodër, 2710 ha tokë nën ujë, dhjetëra shtëpi të rrethuara

30 Mars 2018, 09:52| Përditesimi: 30 Mars 2018, 11:31

  • Share

Edhe pse ditët e fundit ka pasur përmirësim të ndjeshëm të motit, sërish situata në zonat e përmbytura në Shkodër është problematike. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 2710 Ha tokë në ujë, ndërsa dhjetëra banesa në fshatrat Dajç, Ana e Malit, Obot dhe Bërdicë, janë të rrethuara nga uji. 

Në Njësinë Administrative Dajç janë nën ujë 1010 ha. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat kalohet me makinat e larta të ushtrisë. Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre. 

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,    pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në nj.ad Dajç. Kanë ardhur dhe janë magazinuar sasia prej 31 t koncentrat e cila do tu shpërndahet fermerëve. 

Njësia Administrative Ana e Malit: Nën ujë 1100 ha. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm në fshatin Obot me 1 mjet autobot 10 000 l . Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit Oblika 2 dhe po punon tek Oblika 1. Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 320 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. 
Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të shpërndajnë 50 pako ushqimore për banorët e fshatit Trush.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 140 Ha tokë :
Në fshatin Ças rrjedh uji nën argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar. 
Janë 7 shtëpi të rrethuara nga uji. 
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 1100 bidona ujë të pishëm në fshatrat Mali Kolaj, Gomsiqe dhe Reç i Vjetër dhe furnizimin tjetër me autobot 10 000 l ujë.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 60 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji. 
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Qyteti Shkodër: 
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 15 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. 
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 340 bidona ujë të pishëm.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment 11 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. 

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Në fshatin Kir ka rënie masive dheu e gurësh që si pasojë kanë bllokuar rrugën. Bashkia Shkodër po merr masat e nevojshme për të bërë të mundur kalimin. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1.    Koncentrat 220 t 
2.    Bar i thatë 300 t 

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. 

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

Njoftim nga Bashkia Shkodër

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?