Kronikë

Përmbytjet në Shkodër, shpëtohen 3 pacientë me dializë

22 Mars 2018, 15:23| Përditesimi: 22 Mars 2018, 15:41

  • Share

Tre pacientë me dializë u transportuan sot me autoambulancë nga fshatrat Dajç, Pentar dhe Velipojë me ndihmën e ushtrisë dhe aktualisht po marrin shërbimin e dializës në spitalin e Shkodrës.

Të gjitha strukturat shëndetësore pranë zonave të përmbytura janë në gatishmëri të plotë.

Më herët, 3 pacientë me probleme kardiake dhe bronkopneumoni u asistuan nga mjeku i qendrës shëndetësore Dajç, Besnik Haxhia, dhe më pas kanë marrë shërbim të specializuar në spitalin e Shkodrës.

Po monitorohen rregullisht nga ekipi i mjekëve edhe 70 të evakuuarit që janë vendosur në Konviktin e Shkollës Industriale.

Në masat e marra nga strukturat e shëndetësisë është vendosur shërbim 24 orë në qendrat shëndetësore Dajç dhe Bërdicë. Ndërkohë 2 autoambulanca janë vendosur në gatishmëri 24 orë në kryqëzimin e Dajcit dhe në Malin Kolaj, ku janë edhe pikat e ushtrisë.

Nga ana tjetër, strukturat e shëndetit publik po kryejnë monitorimin e situatës së ujit të pijshëm në të gjithë zonat e përmbytura.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?