Sociale

Përmbytjet në Shkodër/Nuk janë dezinfektuar shkollat, banorët: S’ka ushqim për bagëtitë, neglizhence nga shteti

15 Prill 2018, 17:08| Përditesimi: 15 Prill 2018, 17:21

  • Share

Uji iku nga Shkodra, por pasojat e rënda jo. Disa javë pas situatës kritike ku dhjetëra banesa e mijëra hektarë tokë bujqësore u përmbytën atje. Dezinfektimi duhej të ishtë bërë menjëherë më pas, sidomos në shkolla ku rreziku për përhapjen e epidemive është më i madh. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shirq, mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Kërkoj edhë njëherë nga bashkia e Shkodrës dhe qendra e dezifektimit të Shkodrës që të behët dezifektimi i kësaj shkolle, në mënyrë sa më emergjente për arsye se ruhen imazhet e mykut dhe lagështirës që ekziston. Krijon problematika në shëndetin e nxënësve, të mësuesëve dhe të gjithë pjestarëve që marrin pjesë në këtë komunitet që quhet shkollë.

Ardita Larushku – Drejtoreshë, shkolla “Pjetër Gaci”

Mbeturinat e sjella nga uji janë panorama e paspërmbytjeve atje, e cila për banorët është një rrezik mjaft i madh. Në gjendje të keqe jemi boll, për gjënë e gjallë jemi keq pasi rreikohet, blektoria do edhe dy muaj dhe pale a bëhet. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë me ardh tek ne, me ardh me na parë.

Banorët e Shirq-it

Edhe mungesa e bazes ushqimore për bagëtitë është një tjetër shqetësim për ta, ndërsa tregojnë se për të vlerësuar dëmët nuk është dukur askush.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?