SPANJË - Ndeshja Valencia - Real Madrid në La Liga, e planifikuar për të shtunën është shtyrë për shkak të përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi të enjten se të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në rajonin e Valencias do të spostohen në një moment të dytë. Qeveria spanjolle shpalli tre ditë zie për të paktën 104 persona të vdekur dhe "shumë njerëz" të zhdukur pas shiut të rrëmbyeshëm të kësaj jave.
Ndeshja e së shtunës në La Liga ndërmjet Villarrealit dhe Rayo Vallecano-s dhe ndeshja e Levantes në divizionin e dytë kundër Malagës të hënën, gjithashtu janë shtyrë.
Ndërkohë, La Liga njoftoi se do të mbahet një minutë heshtje përpara të gjitha ndeshjeve që do të luhen këtë fundjavë për të treguar respekt për viktimat e përmbytjeve shkatërruese.