Përmbytjet në Teksas

Bota

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur! Edhe New Mexico përballet me emergjencë

9 Korrik, 07:33| Përditesimi: 9 Korrik, 07:47

  • Share

Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qark të vetëm të Teksasit, katër ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën disa pjesë të shtetit amerikan javën e kaluar, raporton BBC. 109 persona kanë vdekur, 94 prej të cilëve në zonën e Kerrville, bëri me dije guvernatori Greg Abbott.

Ekipet e ndihmës nga agjenci të ndryshme po punojnë së bashku në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë agjentë nga patrullimi kufitar, FBI-ja dhe Garda Kombëtare. Më shumë se 250 ndihmës nga agjenci të ndryshme janë caktuar vetëm në zonën e Kerrville. Kërkimet po vazhdojnë edhe me helikopterë Chinook dhe Black Hawk.

Shumica e viktimave u shënuan në Qarkun Kerr, ku lumi Guadalupe doli nga shtrati para agimit të së premtes. Në kampin Mystic aty pranë u konfirmuan 27 vajza të vdekura.

Edhe në New Mexico, është shpallur emergjencë për përmbytje të menjëhershme. Zyrtarët atje tashmë po punojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar. Përmbytjet në Rio Ruidoso arritën në 4.5 metra. Zyrtarëve iu desh të kryenin disa operacione të shpejta shpëtimi me varka.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?